Gjilani i Munishit mposhtet nga skuadra e madhe turke

Futboll 29 Janar 2022 16:21

SC Gjilani zhvilloi sot ndeshjen miqësore ndaj skuadrës turke Gaziantep në Antalia të Turqisë.

Skuadra e Gjilanit në krye me Ismet Munishit u mposht nga Gazientap me rezultat minimal, 1:0, sfidë kjo e fundit në kuadër të përgatitjeve në bregdetin turk.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa golin e vetëm dhe të fitores për turqit e realizoi Joao Figueiredo, në minutën e 48-të.

Gjilani e ka shijuar në maksimum këtë fazë përgatitore, dhe tashmë do të rikthehet në Kosovë, ku do të ketë punë mjaft të vështirë në rrugëtimin drejt titullit të kampionit në këtë edicion.

-->