Gjilani i reagon ashpër Tahir Batatinës: Ne kemi përfaqësuesit tanë, nuk e mbështesim kërkesën tuaj

Futboll 18 Mars 2020 21:44

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, donatori dhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka komentuar gjendjen aktuale në futbollin e Kosovës pas pandemisë COVID-19.

Përveç kësaj, Batatina shkroi në ’emër të të gjitha klubeve’ të Superligës për këtë situatë, duke hedhur poshtë legjitimitetin e kryetarit Agim Ademi, raporton Zëri.info.

Pas kësaj, ka reaguar klubi i Gjilanit, i cili ka qartësuar situatën e krijuar nga Tahir Batatina.

Klubi gjilanas bën me dije se Gjilani përfaqësohet nga kryetari Florim Zuka, dhe jo nga një njeri tjetër.

Njoftimi i plotë i Gjilanit:

Sport Club Gjilani, me anë të kësaj shkrese dëshiron të qartësoj situatën e krijuar së fundëmi nga kryetrajneri i Llapit, z.Tahir Batatina, rreth qështjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës z.Agim Ademi.

Duam që edhe një herë të theksojmë se skuadra e Gjilanit përfaqësohet nga kryetari, z.Florim Zuka dhe zyrtarët e sajë dhe asnjëherë askush nuk mund që në emër të klubit tonë të flasë pa legjimitetin e SC Gjilanit.

Andaj duam të bejmë të ditur se klubi nuk e mbështet një kërkes të tillë dhe nuk e ka autorizuar askënd të flas në emër të klubit rreth kësaj qështje.

Për ç’do detaj dhe ç’do qëndrim të klubit, do informoheni nga drejtorët dhe zyrtarët e SC Gjilanit“.

-->