Gjilani i reagon Tahir Lushtakut dhe tallet me të

Futboll 10 Nëntor 2019 17:46

Gjilani ka lëshuar një reagim për medie pas deklaratës së kryetrajnerit të Drenicës, Tahir Lushtaku, shkruan Insporti.com.

Lushtaku pas ndeshjes për mikrofonin e SuperSport Kosovës deklaroi se futbollsitët e Gjilanit gjatë gjithë ndeshjes kanë bërë presion dhe ofenduar.

Në reagimin e klubit të Gjilanit, akuzat e Lushtakut nuk qëndrojnë dhe se futbolli dallon nga baleti.

Gjilani ishte nikoqir i Drenicës në ndeshjen e sotme që përfundoi baras me rezultatin 1:1, në kuadër të IPKO Superligës së Kosovës.

Reagimi i plotë:

REAGIM:

Marrë shkas nga deklarata e kryetrajnerit të Drenicës, Tahir Lushtaku, i cili në deklaratën e tijë pas ndeshjes së sotme mes Gjilanit dhe Drenicës, ai kishte cilësuar skuadrën tonë kinse kishin bërë presion tek futbollistët e tijë, duam ti mohojmë këto fjalë, sepse ato nuk janë të vërteta dhe nuk qëndrojnë aspak.Gjithashtu, duam ti kujtojmë trajnerit Lushtaku, se skuadra e tijë kishte zgjedhur rrugën e gabuar për ta menagjuar rezultatin, pasiqë pas realizimit të golit të barazimit, futbollistët e Drenicës më shumë kohë kaluan të shtrirë në fushë, sesa që luajtën lojë të rregullt.

Andaj, i bëjmë thirrje po të njejtit për maturi dhe profesionalizëm, përgjatë deklaratave të tijë, pasiqë po i njëjti zgjedh gjithmon rrugën e presionit tek akterët e ndryshëm në fushën e lojës, për arritjen e objektivave.

Gjithashtu, duam ti rikujtojmë trajnerit në fjalë, se futbolli dallon nga baleti, pasiqë futbolli karakterizohet edhe me duele të forta përgjatë 90 minutave lojë.Gjilani ndër vite njihet për mikpritjen e skuadrave kundërshtare, të cilat kanë zhvilluar futboll pa asnjë lloj presioni dhe janë ndier sikurse të luajnë si vendas.Andaj, edhe një herë bëjmë të ditur se nuk ka pasur asnjë lloj ofendimi dhe as lojë të pisët, sikurse kishte deklaruar i lartë cekuri, gjë e cila mund edhe të shihet qartë pas xhirimeve televizive.

SC Gjilani

Gjilan, 10 Nëntor

 

 

Lushtaku kritikon Gjilanin: Kështu nuk fitohet titulli

-->