Gjilani – KEK-u, përfundon ndeshja – ky është rezultati
Futboll
03 Shkurt 2019
15:25

Gjilani dhe KEK-u kanë luajtur sot një ndeshje miqësore, kur kanë mbetur edhe dy javë deri në ristartin e sezonit në Superligën e Kosovës.
Këtë kohë, skuadrat po e shfrytëzojnë që të përgatiten maksimalisht, dhe ndeshjet kontrolluese janë një barometër i mirë për të shikuar formën e lojtarëve, transmeton Insporti.
E tillë ishte edhe ajo që u zhvillua sot mes Gjilanit dhe KEK-ut, nën mot fantastik.
Takimi përfundoi ashtu edhe siç filloi, 0-0, derisa të dy skuadrat patën rastet e veta, por asnjëra nuk konkretizoi.
Ndër tjerash, Gjilani fillon pjesën tjetër të edicionit nga pozita e katërt në Superligë, me 27 pikë, ndërsa KEK-u pozicionohet në vendin e fundit, me vetëm një pikë. /Insporti.com/