Gjilani me komunikatë zyrtare: Dënojmë çdo akt të dhunës, me personat që e sulmuan gjyqtarin le të merret drejtësia

Klubi i Gjilanit ka reaguar pas sulmit të ndodhur pas përfundimit të ndeshjes ndaj Llapit, teksa u grushtua gjyqtari anësor Meriton Berisha.
Klubi “kuqebardh” ka dalë me një qëndrim zyrtar, teksa dënon ashpër dhunën e ndodhur ndaj gjyqtarit Berisha.
Gjithashtu klubi thekson se personat që e sulmuan gjyqtarin Berisha nuk janë pjesë e klubit dhe se me ta po merren organet e drejtësisë.
Në fund klubi u ka kërkuar falje gjithë komunitetit të gjyqtarëve, si dhe në veçanti gjyqtarit Berisha.
KOMUNIKATË ZYRTARE
Sport Club “Gjilani” distancohet nga sjelljet e dhunës të ndodhura pas përfundimit të javës së njëmbëdhjetë në Superligën e Kosovës ndaj Llapit.
Klubi dënon ashpër aktet e dhunës të cilat nuk i takojnë dhe nuk i ngjajnë as për së afërmi kulturës së mirëpritjes ndër vite. Ne si klub jemi kategorikisht kundër ç’do akti të dhunës në stadiumet tona dhe se dhuna nuk është mjet i joni për arritjen e qëllimeve të klubit.
KOMUNIKATË ZYRTARE:Sport Club “Gjilani” distancohet nga sjelljet e dhunës të ndodhura pas përfundimit të javës së…
Gepostet von SC Gjilani am Mittwoch, 23. Oktober 2019