Gjilani mposht Drenicën, Ballkani – Dukagjini mbyllet pa gola

Futboll 20 Tetor 2021 14:59

Sot u zhvilluan dy ndeshjet e radhës së Superligës së Kosovës, shkruan Insporti.

Skuadra e Gjilanit triumfoi ndaj Drenicës me rezultat të ngushtë 2-1.

Golat për Gjilanin i shënoi Gerhard Progni (65′′) dhe nga penalltia (79′).

Teksa, Baton Zabërgja ngushtoi avantazhin ndaj vendasëve.

Teksa, gola nuk janë shënuar në Klinë, atje ku Dukagjini mbylli takimin ndaj Ballkanit me rezultat të bardhë 0-0.

Ballkani aktualisht gjendet në pozitën e parë me 18 pikë, ndjekur nga Drenica dhe Gjilani me nga 17 pikë. /Insporti.com

-->