Gjilani në avantazh kundër Malishevës – shënon dy gola brenda 5 minutave

Futboll 04 Dhjetor 2021 14:51

Është shënuar edhe goli i tretë në ndeshjen Gjilani – Malisheva, e vlefshme për xhiron e 13’të në Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi, kaloi e para në avantazh me golin e Hasan Hysenit në minutën e 15’të.

Por, pak minuta para se të mbyllej pjesa e parë, golashënuesi më i mirë në këtë edicion – Gerhard Progni, barazoi rezultatin në 1-1 me një gol të bukur.

Skuadra e Gjilanit ka arritur të kaloj në avantazh në minutën e 76’të me golin e Torrasas, kurse vetëm katër minuta më vonë Gjilani ka shënuar edhe golin e tretë.

GOLAT:

Rezultati momental është 3-1.

-->