Gjilani që 4 vite nuk ka mposhtur Prishtinën – statistikat e derbit

Xhiroja e 29-të e IPKO Superligës pritet të jetë e “nxehtë” pasi do të zhvillohet derbi ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës. Të mërkurën mund të përcaktohet fati i të dy klubeve në garën për titull të kampionit, pasi në rast të barazimit do të t’i përshtatej Dritës dhe Ballkanit, shkruan Insporti.com.
Të dy skuadrat janë në formë të mirë dhe pritet të jetë një duel tejet i fortë në Gjilan. Ndeshja e fundit ishte baras pa gola përkundër rasteve që Prishtina kishte në atë ndeshje.
Për duelin, Gjilani – Prishtina, faqja zyrtare e këtyre të fundit tashmë ka publikuar statistikat zyrtare.
“Nuk ka asnjë skuadër të madhe vendore që Prishtina ka bilanc më pozitiv se me Gjilanin. Skuadra e Gjilanit nga viti 1999 i ka vetëm tre fitore, por vetëm një kampionale, një për Kupë dhe një për Superkupë. Fitoren e vetme kampionale e ka shënuar më 26 nëntor të vitit 2016, 1:0.
Prishtina nga ajo humbje ka arritur 7 fitore (2 në Gjilan) dhe 2 barazime më 2017 e 2019 në Gjilan, të dyja pa gola, 0:0.
Nga 44 përballje zyrtare, bardhekaltrit kanë 28 fitore, 13 barazime dhe 3 humbje me goldallim +45, 73:28. Ndërsa nga 36 ndeshjet vetëm kampionale, Prishtina ka arritur 24 fitore, 11 barazime dhe vetëm 1 humbje me goldallim + 41, 58:17.
Nga 17 ndeshjet kampionale të zhvilluara në Gjilan, Prishtina ka fituar 7 ndeshje, 9 barazime dhe 1 fitore e Gjilanit me goldallim +9 për Prishtinën, 16:7. “, shkruan faqja zyrtare e Prishtines.