Gjilani triumfon ndaj Feronikelit – Drenica mposht Dukagjinin

Futboll 20 Shkurt 2022 14:54

Superliga e Kosovës vazhdoi sot me tri ndeshje në kuadër të xhiros së 20-të, shkruan Insporti.

Takimi mes Feronikelit dhe Gjilanit përfundoi me rezultat 3-1.

Golin për 1:0 për Gjilanin në “Rexhep Rexhepi” e realizoi Blerim Krasniqi. Skuadra e Gjilanit pati edhe një rast të shënonte me anë të Fidon Hazirit.

Në pjesën e dytë, më saktë në minutën 79’të të takimit, për Gjilanin realizoi Arbër Prekazi. Kurse, 3 minuta më vonë për 3:0 realizoi Edson Kqiku.

Golin për Feronikelin e realizoi Ibrahim Cervadiku, pas një super asisti nga Arian Kuqica.

Vendasit, anipse ishin me një ekip me shumë të rinj, arritën që të jenë stoik dhë bënë një paraqitje solide ndaj pretendentëve për titull, Gjilanit.

Në anën tjeter, Drenica triumfoi me rezultat 1:2 ndaj Dukagjinit të Klinës, me golat e realizuar nga Zabërgja (5’) dhe (45’) Abazi. Ku pjesa e dytë solli vetëm golin e vendasëve, realizoi Hasanaj (88′)

Gjilani mban kreun e tabelës së Superligës së Kosovës me 39 pikë të grumbulluara, kurse Feronikeli gjendet në pozitën e fundit me 11 pike.

Ndërsa, Drenica rënditet në pozitën 5 me 11 pikë të grumbulluara, me Dukagjinin që zë pozitën e parafundit me 18 pikë.

/Insporti.com

-->