Gjilani u turpërua nga Drita, sot zyrtarizon dy futbollistë nga Bregu i Fildishtë

Gjilani e filloi stinorin pranveror me humbje ndaj rivalit të qytetit, Drita.
Drita e mposhti skuadrën e Gjilanit me rezultat 3:1, në kuadër të IPKOSuperligës së Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Sadat Pajaziti, ka zyrtarizuar transferimin e futbollistëve nga Bregu i Fildishtë, të cilët janë dhe vëllezër, raporton Insporti.com.
Bëhët fjalë për Keita Aziz dhe Keita Raza, të cilët kanë nëshkruar kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2021.
Klubi gjilanas zyrtarzimin e ka konfirmuar nëpërmjet postimit në faqen e tyre zyrtare në Facebook.
Skuadra nga Gjilani është përfërcoar me dy lojtar nga Bregu i Filidishtë të cilët janë edhe vëllëzër.
Ja postimi i plotë i klubit.
Zyrtare: Gjiani finalizon marrëveshjen me dy futbollistët Keita Aziz dhe Keita Raza
Gjilan,17 Shkurt-Klubi i futbollit SC Gjilani ditën e sotme ka arritur të finalizoj marrëveshjet me dy futbollistët nga Bregu i Fildisht, bëhet fjalë për Keita Aziz dhe Keita Raza.
Dy vëllezërit 22 vjeçarë, sot në zyret e SC Gjilanit kanë nënshkruar kontratë me skuadrën tonë, ku do ta përfaqësojnë skuadrën tonë deri në Qershor të vitit 2021.