Gjilani zyrtarizon dy super transferime nga Bregu i Fildishtë

Gjilani gjatë ditës së enjte ka befasuar të gjithë me dy transferime të bëra në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Klubi gjilanas është përforcuar me dy futbollistë nga Bregu i Fildishtë, për më tepër ata janë vëllezër.
Fjala është për dy vëllezërit 22 vjeçar, Keita Lanzeni Aziz dhe Keita Alassane Razak.
Të dy futbollistët luajnë në rolin e mesfushorit, ndërkohë që Keita Alassane Razak mund të bëjë mirë edhe sulmuesin e qendrës.
Në faqen zyrtare janë konfirmuar emrat e rinj që do mbrojnë ngjyrat e klubit gjilanas:
Në fakt drejtuesit e klubit kuqbardh kanë punuar prej kohësh për të sjellur këta dy futbollistë, ndërkohë krejt në ditën e fundit të afatit kalimtar është dhënë drita jeshile.
Keita Lanzeni Aziz dhe Keita Alassane Razak karrierën e kanë filluar në Bregun e Fildishtë, derisa karrierë kanë bërë edhe në kampionatin tunisian.
Gjilani renditet në poziten e katërt në tabelë me 27 pikë. /Insporti