Gjimshiti flet për gabimin që bëri në golin e dytë

Futboll 28 Mars 2021 20:07

Kombëtarja e Shqipërisë është mundur nga Anglia me rezultatin në takimin kualifikues për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, të zhvilluar sot në “Air Albania Stadium”, raporton Insporti.

Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti për mikrofonin e SuperSport ka deklaruar se ishte shumë ndeshje e vështirë, pasi kishin përballë një skuadër me sulmues të nivelit të lartë.

“Vështirë se sigurisht se po, gjithë ekipa, kanë sulmues që luajnë në ekipe të njohura, në nivele të larta, por besoj se prape ne u përballuam mirë. Golin e parë ka bërë shumë mirë sulmuesi, pastaj në golin e dytë mora shumë guxim për ta bërë pasimin, por nuk u desht. Po besoj sigurisht një sulmues si Harry Kane, i cili ka treguar në Evropë se çfarë sulmuesi është. Besoj që në këtë ndeshje çdo gabim e paguan kundër këtij sulmuesve të tillë. Besoj që e kemi përgatitur shumë mirë ndeshje, pastaj kemi pasur një rast një kundërsulm me Hysaj dhe Uzunin, besoj se do të ndryshonte lojën, do të futej një frikë Anglisë pasi do të luanin prapa një goli. Në ndeshje të këtij niveli do të duhet vetëbesim më të madh dhe të krijojmë më shumë raste”, deklaroi Gjimshiti, transmeton Insporti.com.

-->