Gjithçka drejt fundit – Eriksen mbërrin në Milano

Futboll 27 Janar 2020 10:58

Pas shumë negociatave në mes Interit dhe Christian Eriksen, duket se me ditën e sotme do të përfundojë.

Krejt kjo pasi që Eriksen ka mbërritur në Milano me aeroplan privat, ku do t’iu nënshtrohet sot testeve mjekësore, para se ta kompletojë kalimin në Inter nga Tottenham.

Marrëveshja për të u arrit në fundjavë për 20 milionë euro.

Shefi ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta, kishte shpresuar ta bindë Tottenhamin ta ulë çmimin e 27-vjeçarit, duke ditur se ai do të ishte lojtar i lirë pas gjashtë muajve, por klubi anglez refuzoi dhe ia arriti qëllimit.

Eriksen është blerja e tretë e Interit nga Premierliga në janar, pas Ashley Young që erdhi nga Manchester United dhe Victor Moses nga Chelsea.

-->