Gjithçka e kryer, mësohet kur do të prezantohet Hazardi në “Bernabeu”

Futboll 06 Qershor 2019 09:09

Ëndrra e Eden Hazard për t’iu bashkuar Real Madridit po bëhet realitet. Ylli belg do të jetë lojtar i Real Madridit që nga stinori i ardhshëm.

Lojtari që tashmë ka njoftuar për largimin e tij nga Chelsea, pret edhe disa detaje para se të zyrtarizohet si futbollist i Los Blancos.

Siç raporton Marca, Hazard do të jetë i pranishëm në Santiago Bernabeu ditën e premte kur edhe pritet të prezantohet para tifozëve të Realit.

Presidenti i madrilenëve, Florentino Perez do t’i paguajë Chelseat 100 milionë euro për blerjen e 28-vjeçarit, që njëherësh do të jetë transferimi i tretë për Realin në këtë afat kalimtar, pas atyre të Eder Militao dhe Luka Joviq.