Gjithçka e lehtë për LeBron James, ai i preu thonjtë në ndeshje pllejofi (VIDEO)

Basketboll 04 Maj 2018 11:10

Cleveland Cavaliers ka zhvilluar ndeshjen e dytë të serisë ndaj Toronto Raports, në “Air Canada Centre”, ku dominuan si kampion të vërtet të konferencës lindore.

LeBron James është dukur si një i rritur ndaj disa fëmijëve në këtë ndeshje pasi bënte çfarë të donte me lojtarët e Raptors, duke shënuar 43 pikë dhe 13 asistime. Këto shifra janë aq të larta në një ndeshje të pllejofit, sa që për një lojtar si LeBron, ofrohet mundësia edhe të mendohet për gjëra tjera.

Në fund të çerekut të dytë, gjatë një ‘timeout-i’, LeBron është parë duke prerë thonjtë në bankën e rezervistëve. Pasi ka kryer këtë punë, është ka arritur të shënoj 8 ‘fadeaëay’ apo gjuajtje me shpinë të kthyer.

Cleveland përkundër probleme të shumta këtë sezon ka fituar me lehtësi ndaj Raptors, me rezultat 128-100.

Momenti kur LeBron James është parë duke prerë thonjtë:

Momentet e takimit Raptors – Cavaliers: