Gjithçka gati për derbin e madh në Bundesligë – formacionet zyrtare

Futboll 26 Maj 2020 17:36

Borussia Dortmundi e Bayern Munichu sonte zhvillojnë derbin e madh në Bundesligën gjermane.

Takimi në ‘Signal Iduna Park’ të zbrazët, që është i vlefshëm për xhiron e 28-të do të zhvillohet me fillim nga ora 18:30, transmeton Insporti

Kjo ndeshje shihet si vendimtare për titull pasi që pas 27 xhirove, Bayerni prin si lider në tabelë me 61 pikë, 4 pikë më shumë se ndjekësi Borussia Dortmundi andaj një fitore e këtyre të fundit, do ta ngushtonte diferencën në vetëm një pikë.

Fitorja e mysafirëve, pothuajse do t’i jepte fund çështjes së titullit të kampionit pasi diferenca do të thellohej në 7 pikë, me 6 xhiro të mbetura.

Më poshtë formacionet zyrtare të ekipeve:

Borussia Dortmund:

Bayern Munich:

-->