Gjithçka gati për finalen e Europa League – kjo është atmosfera në Baku para ndeshjes

Futboll 29 Maj 2019 14:13

Pak orë na ndajnë nga finalja e shumëpritur e Europa League, ajo ndërmjet Chelseat e Arsenalit.

Dy rivalët londinezë do të takohen sonte me fillim nga ora 21:00 në Baku të Azerbajxhanit, shkruan Insporti

Chelsea për ta arritur finalen e eliminoi Eintracht Frankfurtin në gjysmëfinale, me penallti, kurse Arsenali e mposhti skuadrën e Valencias.

Pas një situate tensionuese para ndeshjes, e cila u dominua nga çështjet e udhëtimit, biletave, politikës dhe të drejtave të njeriut – fokusi tani është përqendruar në ndeshjen që ka rëndësi të madhe për të dy klubet.

Kujtojmë se UEFA ka ndarë 6 mijë ulëse për secilën skuadër finaliste, derisa stadiumi Olimpik në Baku zë rreth 70 mijë spektatorë. /Insporti.com/