Gjithçka që duhet të dini për meçin e shumëpritur Krasniqi – Grafka

Robin Haxhi Krasniqi sonte do të kthehet në ring pas gati një viti dhe do të kërkojë fitore, pasi humbjes së pësuar në meçin eliminator për titull bote nga veterani Arthur Abraham.
Kundërshtari i Krasniqit është polaku Bartolomiej Grafka, ndaj të cili Kransiqi konsiderohet favorit, nëse shikohet bilanci në karrierë dhe forma në meçet e fundit.
Boksier i lindur në Junik dy herë më herët i ishte afruar titullit të botës në kategorinë deri në 80kg, në anglisht të njohuri light heavyweight. Më 2013, për këtë titull në versionin WBO kishte pësuar nga Nathan Cleverly, kurse më 2015 ishte mundur nga Jurgen Brahmer për titullin në të njëjtën kategori, në versionin WBA.
Pas humbjes nga Abraham, Krasniqi do të tentojë që duke filluar nga sonte, të nisë kthimin etij drejt majave të rang listave dhe të kërkojë atë që mund të jetë shansi i fundit për titull bote.
Kundërshtari i tij Grafka, ka një karrierë dukshëm më inferiore dhe mund të thuhet se meçi me Krasniqin është arritja e tij më e madhe.
Meçi është i paraparë të zhvillohet në Erdgas Arena të qytetit gjerman të Halles. Është paraparë të zhvillohet 8 runde, kurse në matjen zyrtare Krasniqi ka peshuar 77,6kg, e Grafka 77,4kg. /Insporti.com
Robin Krasniqi | vs | Stan Kashtanov |
---|---|---|
31 | Mosha | 33 |
E djathta | Dora e fortë | E djathta |
186 cm | Gjatësia | 185 cm |
188 cm | Gjatësia e duarve | 178 cm |
47 | Fitore | 36 |
5 | Humbje | 2 |
0 | Barazime | 0 |
17 | KO | 21 |
4-2 | Gjashtë të fundit | 5-1 |
76,2 kg | Pesha | 75,9 kg |
Përndryshe, në të njëjtin organizim, sonte në Halle do të luftojnë edhe dy boksierë me prejardhje shqiptare. Fjala është për Juergen Uldedaj, i lindur ne Lezhë me shtetësi gjermane dhe Elvis Etemin, i cili po ashtu ka shtetësi gjermane, por është i lindur në Vushtrri.