Gjithçka që duhet të dini për super meçin Joshua – Ruiz

Boks 01 Qershor 2019 09:31

Gjithçka shkoi në mënyrë miqësore gjatë matjeve zyrtare, të dy boksierët që kanë shtrënguar duart në fund të eventit që tregon respektin që kanë në mes veti.

Anthony Joshua dhe Andy Ruiz u vunë përballë njeri-tjetrit për herë të fundit para përballjes së tyre, ku anglezi Joshua do të mbrojë katër gjerdanët kampion bote (WBO, WBA, IBF, IBO).

 

Në Britani analistë të shumtë të boksit kanë deklaruar se Joshua do ta ketë shumë vështirë të triumfon në New York, pasi do të jetë meçi i parë jashtë Britanisë.

Kjo do të jetë hera e parë që Joshua (22 duele, 22 fitore, 21 me nokaut) ndeshet në karrierën e tij si boksier profesionist jashtë territorit të Mbretërisë së Bashkuar.

Kundërshtari i tij do të jetë boksieri meksikan Andy Ruiz, i cili u përzgjodh vetëm një muaj para datës së duelit për shkak se boksieri amerikan Jarell Miller, i cili do boksonte me Joshua, rezultoi pozitiv në testet e dopingut për përdorimin e tri substancave të ndaluara.

Ruiz ka një bilanc prej 32 fitoresh  (21 me nokaut) dhe vetëm një humbje, kjo e fundit ndaj ish-kampionit të botës Joseph Parker me vendim unanim të gjyqtarëve (113 – 115, 114 – 114, 113 – 115).

Meçi zhvillohet në “Madison Square Garden” Neë York mbrëmjen 1 qershorit, ndërsa me orën shqiptare eventi fillon rreth orës 4 të mengjesit të së dielës (2 qershor). /Insporti.com/