Gjqytari i derbit më i ri se sa Ibrahimovic

Futboll 18 Tetor 2020 11:13

Heroi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ishte ‘i uritur’ për sukses kundër Interit pas dy javësh në karantinë.

39-vjeçari po kthehej pas një periudhe COVID-19, megjithatë shënoi dy gola ndërsa Milani fitoi Derby della Madonnina 2-1.

“Milani nuk e kishte fituar derbin për katër vjet, unë isha i bllokuar në shtëpi për dy javë, kështu që isha i uritur dhe kjo u tregua.

Askush nuk do të më ndalonte të luaja në derbi ” tha Ibrahimovic për Sky Sport Italia.

Një fakt shumë interesant nga ky takim ishte që gjyqtari i ndeshjes Maurizio Mariani ishte 38 vjeçar, kurse Zlatan ibrahimovic që ishte vendimtar në këtë takim 39. Shprehja “Sa më  e vjetër vera aq më e mirë” duket se po përmbushet tek sulmuesi nga Suedia që po krijon senzacion me paraqitjet e tij në Serie A në këtë moshë

-->