Gjuajtja mbresëlënëse e Messit, tifozët debatojnë se a është e vërtetë apo e rreme

Futboll 01 Gusht 2020 13:19

Lionel Messi ka prodhuar shumë momente magjie me topin në këmbët e tij gjatë karrierës së tij me Barcelonën dhe Argjentinën.

Talentin e tij së fundi Messi e ka treguar edhe në një reklamë të publikuar nga faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve në Twitter, ku Messi e bën një trik me një top pingpongu dhe dy kanaçe të Pepsit.

Messit i radhiti dy kanaçet njëra mbi tjetrën dhe pastaj e gjuajti në stilin vollej topin e pingpongut drejt kanames së poshtme.

Goditja e tij ishte aq e saktë saqë kanaçeja e dytë ra drejt e në tokë, pa u rrëzuar.

Kjo video i ka lënë tifozët duke debatuar, pasi disa prej tyre menduan se videoja është e edituar, ndërsa disa të tjerë thanë se Messi me siguri e ka arritur këtë goditje qysh në tentimin e tij të parë.

-->