Gjunjëzohet Etriti pas ndeshjes

Futboll 23 Shkurt 2018 07:33

Përkundër që ekipi Italian i Etrit Berishës, kishte marrë kryesisht kritika pozitive nga shtypi italian, lidhur me paraqitjen e saj të deritanishme, Atalanta nuk arriti të vazhdonte në fazën tjetër të Europa League.

Madje ekipi italian, e kishte epërsinë në ndeshje deri në minutën e 83-të, kur barazuan gjermanët e Borussia Dortmund përmes Marcel Schmelzer. Me epërsinë prej 1-0, Atalanta do të vazhdonte tutje, mirëpo Dortmund mbajti edhe më tutje gjallë thënien se “gjermanët nuk dorëzohen deri në fund”.

Takimi i një jave më parë në “Signal Iduna Park” kishte përfunduar më fitoren e Dortmund 3-2, kurse në fund Atalanta u eliminua me rezultat të përgjithshëm prej 4-3.

Ajo çfarë spikati në fund të ndeshjes, ishte dëshpërimi i prishtinasit, Etrit Berisha, i cili është gardian i portës së skuadrës italiane.

Dëshpërimi i tij u kap nga fotografët në ndeshje, teksa Etriti shihej i gjunjëzuar në fushë dhe dallohej dëshpërimi i tij. /Insporti.com

-->