Gjykata merr vendimin për Klodian Duron

Futboll 28 Mars 2020 11:15

Klodian Duro ka mësuar masën e marrë nga Gjykata e Tiranës. Ai do të qëndrojë në arrest shtëpie, pasi është akuzuar nga ish-bashkëshortja e tij për thyerjen e urdhrit të mbrojtjes. Duro u akuza nga ish-gruaja e tij se kishte shkuar në shtëpi duke e kërcënuar me jetë. Ajo kishte një urdhër mbrojtje nga Policia e Shtetit për të mos iu afruar asaj dhe banesës ku banon.

Ish-mesfushori i Shqipërisë e ka justifikuar veprimin e tij me merakun për të qenë afër së bijës, pasi kishte dëgjuar zhurma nga pallati ku banonte ish-bashkëshortja. Gjykata ka vendosur arrest shtëpie për legjendën e futbollit shqiptar.

-->