Gjyqtarë anglezë në ndeshjen, Moldavi-Shqipëri

Nations League 12 Tetor 2019 15:01

UEFA ka përcaktuar gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në sfidën kualifikuese të Euro 2020 mes Moldavisë dhe Shqipërisë që do të zhvillohet të hënën në Chisinau.

Do të jetë një 4-she arbitrash anglezë me kryesor 34-vjeçarin Chris Kavangh, i cili për momentin cilësohet si nga gjyqtarët më të mirë në ishull.

Asistentë të Kavangh do të jenë Daniel Cook dhe Constatine Hatzidakis, ndërsa gjyqtar i 4-t Stuart Attwell.

Për Chris Kavangh kjo do të jetë sfida e parë në rang kombëtaresh ndërkohë që takimi i fundit që ai ka arbitruar ka qenë ai mes Liverpool dhe Leicester që përfundoi me fitoren 2-1 të të kuqëve falë një penalltie të akorduar në fund nga 34-vjeçaro në favor të skuadrës së Klopp.