Gjyqtarë nga Norvegjia për duelin kthyes Feronikeli – TNS

Futboll 15 Korrik 2019 11:27

KF Feronikeli është shumë afër kalimit në rundin e dytë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve, shkruan Insporti.com.

Skuadra kampione e Kosovës në futboll javën e kaluar në ndeshjen e parë kundër TNS-së arriti një rezultat të jashtëzakonshëm, duke barazuar 2:2. Një rezultat që e bën favorit në ndeshjen kthyese që zhvillohet nesër ( e martë) në Prishtinë.

Këtë ndeshje drejtësin do ta ndajnë gjyqtarët e njohur norvegjez.

Bëhet fjalë për një katërshe gjyqtarësh që vijnë nga Norvegjia dhe si kryesor kanë Espen Eskås. Ai do të ndihmohet nga dyshja Øystein Ytterland dhe Jon-Michael Knutsen,.

Ndërsa, gjyqtar i katërt i ndeshjes do të jetë Kai Erik Steen. /Insporti.com/

-->