Gjyqtarët e ndeshjes Ballkani – Drita

Futboll 05 Mars 2019 12:10

Katërshja e gjyqtarëve që pritet ta drejtojnë ndeshjen Ballkani – Drita tashmë kanë mbërritur në Suharekë.

Ndeshjen do ta drejtojë Besfort Kasumi, i cili do të shoqërohet nga asistentët Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërkohë Arben Halilaj do të jetë gjyqtar i katërt.

Federata e Futbollit e Kosovës nuk kishte publikuar emrat e gjyqtarëve fare për javën e 21-të në Ipko Superligë.

Dueli Ballkani – Drita do të startojë nga ora 13:30.

 

-->