Gjyqtarët shqiptarë drejtojnë Spanjën në eliminatoret e Evropianit

Futboll 28 Maj 2019 23:29

UEFA gëzon arbitrat shqiptarë.

“Panorama Sport” mëson se Sektori i Gjyqtarëve në qeverinë e futbollit europian ka njoftuar FSHF-në se do t’i besojë ndeshjen eliminatore të vlefshme për Europianin 2020 mes Ishujve Faroe dhe Spanjës gjyqtarit shqiptar të FIFA-s, Enea Jorgji.

Ky takim do të luhet më 7 qershor, ora 20:45, në stadiumin “Torsvollur” të Torshvanit.

Për Jorgjin është historik fakti se do të gjykojë ish-kampionët e botës dhe Europës në një takim eliminator.

ridigert cokaj rejdi avdo enea jorgji

 

Në të kaluarën, ish-gjyqtarët e njohur shqiptarë të FIFA-s, Sokol Jareci dhe Lorenc Jemini, kanë mundur të gjykojnë një ndeshje të iberikëve vetëm kur kanë qenë miqësore.

Mësohet se asistentë të Jorgjit do të jenë gjithashtu ndërkombëtarët Ridigert Çokaj, i Kolegjiumit të Lezhës dhe Rejdi Avdo, i Kolegjiumit të Tiranës. Ndërsa si gjyqtar i katërt është caktuar Juxhin Xhaja, i cili gjykon si kryesor dhe ka stemën e FIFA-s.

-->