Gjyqtari i katërt festoi fitoren e Liverpoolit

Futboll 01 Prill 2019 09:46

Liverpooli arriti të rrëmbente tre pikët e plota në derbi ndaj Tottenham, në minutat e fundit të ndeshjes, duke vazhduar të mbajnë ‘gjallë’ shpresat për titull të kampionit.

Djelmoshat e trajnerit gjermna, Jurgen Klopp, arritën një fitore tejet të vështirë, por të merituar ndaj skuadrës londineze.

Golin e fitores së Liverpoolit ishte autogoli i Toby Alderwierlder, pas një gabimi trashanik të portierit, Hugo Lloris.

Pas këtij goli, Anfield ‘shpërtheu’ në festë ndërsa kamerat e ESPN kapën një zyrtar të ndeshjes duke festuaR.

Kjo është hera e dytë që ndodh një gjë e tillë në ndeshjen mes Liverpool dhe Tottenham.

Kujtojmë se në ndeshjen e sezonit të kaluar, gjyqtari anësor nuk iu përmbajti emocioneve kur në minutat e fundit u akordua penallti për ‘Gjelat’, të cilën në gol e shndërroi Harry Kane për barazimin 2:2. /Insporti.com/

 

-->