Gjyqtari i njohur shqiptar gjykon ndeshjën, Feronikeli – Milan

Futboll 23 Qershor 2019 15:35

Gjyqtari i njohur nga Kosova, Bekim Zogaj, i cili jeton në Zvicër do të gjykojë ndeshjes ndërmjet kampionit të Kosovës, Feronikelit dhe Milanit.

Bekim Zogaj, i cili jeton e vepron në Zvicër, është gjyqtari më i suksesshëm shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Ai ka referuar shumë ndeshje në arenën ndërkombëtare, si me Kombëtare, ashtu edhe me klube.

Zogaj është përzgjedhur për të referuar ndeshjen ndërmjet kampionit të Kosovës, Feronikelit dhe shtatë herë kampionit të Evropës, Milanit.

Ndeshja do të zhvillohet më 10 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Milani është skuadra më e madhe që në Kosovë zhvillon ndeshje miqësore, shkruan albinfo.ch.

Sigurisht se stadiumi në Prishtinë do të jetë i mbushur me tifozë për këtë takim shumë interesant.

-->