Gjyqtari Meriton Berisha bën incizim në kokë pas grushtimit në Gjilan

Futboll 26 Tetor 2019 11:47

Gjilani u dënua me dy ndeshje jashtë shtëpisë dhe me 5000 euro pas skandalit pas duelit me Llapin.

Gjyqtari anësor, Meriton Berisha, u sulmua pas përfundimit të duelit Gjilani-Llapi, ku u grushtua nga një person i cili i erdhi pas shpine.

Përparim Hasani, kryetar i Komisionit të Gjyqtarëve në FFK, ka bërë të ditur se gjyqtari Meriton Berisha nuk po ndihet mirë.

Madje, ai ka bërë edhe incizime në kokë.

“Mua më shqetëson fakti që në ndeshjen Gjilani – Llapi ndodhi ai rasti, që u sulmua gjyqtari. Me të vërtetë na kanë futur nën një presion të rëndë. Unë jam takuar edhe pas ndeshjes me Meritonin, por edhe dje e telefonova”, ka thënë Hasani në “Favorit”.

“Sot ai ka shkuar ta bëjë një incizim në kokë dhe unë shpresoj që në një të ardhme të mos ndodhin më gjëra të tilla. Ai nuk po e ndien veten mirë”, shtoi ai.

-->