Gjyqtari i ndeshjes Real Madrid – Juventus e drejton këtë finale

Futboll 24 Prill 2018 16:36

Gjyqtari i takimit gjysmëfinal në Ligën e Kampionëve, në mes të Real Madridit e Juventusit, do ta ndajë drejtësinë në finalen e një prej kupave më të mëdha në Evropë.

Britaniku do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes finale të FA Cup, ndërmjet Chelseat dhe Manchester United në muajin maj.

Oliver ishte figurë kontroverse e Ligës së Kampionëve, pasi akordoi penallti në sekondat e fundit shtesë në të mirë të Realit, që rezultoi në eliminimin e Juventusit nga kjo garë.

Finalja e FA Cup do të luhet më 19 maj në ‘Wembley’. /Insporti.com

-->