Gjyqtari nga Kosova shkëlqen në Kampionatin Evropian

Futboll 14 Maj 2019 16:24

Gjyqtari kosovar Fatlum Berisha me shumë sukses po paraqitet në Kampionatin Evropian në 17 vjeçarëve që po mbahet në Dublin të Republikës së Irlandës.

Asistenti me stemën e FIFA-s nga Kosova është deleguar në një tjetër ndeshje të rëndësishme si ajo ndërmjet Hungarisë dhe Belgjikës.

Berisha do jetë pjesë e ekipit të gjyqtarëve që do ta gjykojnë atë ndeshje më 16 maj me fillim nga ora 12:00.

 

Që nga fillimi i këtij kampionati, Berisha ka gjykuar në pesë ndeshje duke patur notim të lartë nga kontrollorët e ndeshjes.

Ndeshjet në të cilat ka arbitruar Berisha në Evropianin e 17 vjeçarëve:

Itali – Portugali 1:0 (13/05/2019)

Francë – Holandë 2:0 (09/05/2019)

Islandë – Hungari 1:2 (07/05/2019)

Belgjikë – Greqi 3:0 (06/05/2019)

Hungari – Porugali 1:0 (04/05/2019)

-->