Gjyqtari nga Kosova të mërkurën në Ligën e Kampionëve

Futboll 22 Korrik 2019 17:06

Bekim Zogaj është deleguar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Gjyqtari shqiptar por me pasaportë zvicerane do të jetë pjesë e gjyqtarëve të cilëve u është besuar e drejta për të ndarë drejtësinë në ndeshjen, Bate Borisov – Rosenborg në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje do të zhvillohet ditën e mërkurë, ndërsa gjyqtari kryesor do të jetë zvicerani Sandro Scharer, kurse Bekim Zogaj do të jetë asistenti i parë në ndeshje.

Image

 

Kujtojmë se Zogaj ishte asistent i parë edhe në ndeshjen, Feronikeli – Santa Coloma pak javë më parë.

-->