Gjyqtari nuk ia pranoi golin ndaj Serbisë, Cristiano Ronaldo “lëshoi fushën para kohës”
Futboll
27 Mars 2021
22:48

Përfaqësuesja e Portugalisë nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 2-2 në ndeshjen ndaj Serbisë, shkruan Insporti.
Ajo që bëri bujë të madhe gjatë ndeshjes ishte goli i shënuar nga Cristiano Ronaldo, që nuk u llogarit, kjo pasi sipas gjyqtarit topi nuk hyri brenda rrjetës.
Megjithatë, shihet qartë se topi kishte kaluar vijën e bardhë.

Ylli portugez hoqi shiritin e kapitenit dhe shkoi në dhomën e zhveshjes me shumë zemërim.
Në “Rajko Mitic” të Beogradit, Serbia dhe Portugalia zhvilluan ndeshjen e raundit të dytë në kuadër të Grupit A. /Insporti