Gjyqtari Nuza e lëshoi “foren” e vitit – shikojeni reagimin e Rachicës

Kombëtarja 16 Qershor 2019 17:54

Gjyqtari i njohur kosovar i FIFA-s, Genc Nuza, e “vodhi” shfaqjen në mbrëmjen e yjeve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ të shtunën, duke ia bërë një trik Muharrem Sahitit që nxiti të qeshura në gjithë stadiumin.

Ndeshja e bamirësisë mes ekipit të kapitenit Granit Xhaka dhe kapitenit Milot Rashica u mbyll baras 4:4 në një mbrëmje yjesh të shtunën në kryeqytet.

Muharrem Sahiti, ndihmës trajneri i Bernard Challandes në ekipin kombëtar të Kosovës, i cili ishte pjesë e ekipit të Xhakës, ra në kurthin e gjyqtarit të Superligës, Nuzës, që për një moment e bëri atë të mendojë se do ta ndëshkonte me karton.

Momentin qesharak dhe reagimin e Milot Rashicës mund ta shikoni në videon më poshtë:

-->