Gjyqtari Skomina i dëshpëruar kur kuptoi gabimet

Futboll 03 Maj 2018 08:55

Sikurse në ndeshjen Real – Bayern, po ashtu edhe në takimin mbrëmë Roma – Liverpool, pati momente të kontestueshme, të cilat po vazhdojnë të diskutohen.

Një penallti e pa dhënë, një karton më pak, një ofsajd më shumë, janë të gjitha këto momente që në shikim të parë edhe mund të mos duken shumë, por në fakt në raste të një gare si Liga e Kampionëve, mund të vendos në mes të avancimit në finale dhe eliminimit.

Normalisht në mesin e këtyre polemikave janë gjyqtarët e ndeshjeve, pasi janë ata që e gjykojnë takimin dhe në raste të tilla si ndeshja mbrëmë, mund të vendosin edhe për ekipin finalist dhe për këtë arsye, shumëkush mendon se VAR në kompeticione të tilla, është bërë i domosdoshëm.

Në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales në mes Romës dhe Liverpool, në mesin e polemikave dhe kritikave, u gjend gjyqtari slloven, Damir Skomina, por jo me më pak faj ishin edhe asistentët e tij, për rastet e diskutuara.

Sipas raportimeve të njërit prej korrespodentëve të BeIN Sports, thuhet se gjyqtari Skomina, pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes i ka rishikuar momentet në ekran dhe pasi ka parë dhe i ka kuptuar gabimet e bëra, është ndjerë shumë i dëshpëruar dhe i zhgënjyer dhe ka pranuar se ka gabuar.

Megjithëse, nga vet gjyqtari nuk ka ndonjë prononcim zyrtar, mbetet t’i besohet ose jo raportimeve, por nuk është edhe diçka e pabesueshme nëse kështu ka deklaruar gjyqtari Skomina, pasi në ekran nga të gjithë është parë, që kishte vend për kontestim në disa raste. /Insporti.com

 

-->