Gjyqtari i thotë Klopp: “Kane ishte Offside!”

Futboll 05 Shkurt 2018 09:50

Në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenhamit, u kontestuan vendimet e gjyqtarit të ndeshjes, i cili i referoi dy penallti në të mirë të ekipit mysafir në minutat e fundit të takimit.

Kryetrajneri i Liverpool Jurgen Klop u nda i pakënaqur me vendimet e gjyqtarëve, pasi që sipas tij nuk kishin farë të bëjnë me penallti.
“Rezultati është ndikuar masivisht nga vendimet e gjyqtarëve, ndërsa ne në fund po e pësojmë. A keni ndëgjuar ndonjëherë që gjyqtari i ndeshjes të afrohet për tu arsyetuar për gabimet e bëra”, ka pohuar Klopp pas ndeshjes.

“Mua nuk më lejohet të hyjë në zhveshtoren e gjyqtarëve për gjysmë ore pas ndeshjes. Gjëja e parë pasi përfundon dueli, gjyqtari erdhi tek unë, dhe thotë se bëri gabim, ishte qartë në pozitë jashtë lojës lojtari i Tottenham është e pabesueshme! Unë nuk po mundem të kuptoj se çfarë kanë diskutuar zyrarët e ndeshjes”, ka vazhduar më tej gjermani.

Mbrojtësi i transferuar nga Southampton në  i Liverpool, Virgil Van Dijk, i cili shkaktoi penalltin ndaj Eric Lamelas në minutat e fundit të takimit, nuk tha fjalë të mira për repartin sulmues të Tottenham Hotspur. Sipas tij, ata kishin tentuar të mashtrojnë gjatë gjithë duelit duke simuluar!

“Mendoj se është simulim. Mund ta shikoni edhe vet, është e qartë dhe askush nuk po flet për këtë. Megjithatë unë mendoj se është simulim”

Van Dijk mendon se edhe vendimi i gjyqtarit për penalltinë e dytë, ishte i tepruar.

“Ishin shumë gjëra që po ndodhnin. Mendoj se goli i parë ishtë jashtë loje ndërsa në të dytin, është vendim që gjyqtari kishte marrrë kur gjendej më afër gjyqtarit anësor. Thjesht mendoj se ishim pa fat mendoj sepse ishte paksa vendim padrejtë”.

Ndryshe, rezultati 2-2 ishte pozitiv për Tottenham Hotspur, sepse në 18 ndeshjet e fundit ata, kishin fituar vetëm një herë ndaj ekipeve elitare në Premier League.

-->