Gjyqtarja e ndeshjes Kosovës – Estoni ishte shtatzënë, paraqitja e saj ishte mahnitëse

Futboll 18 Shtator 2020 23:17

Ka përfunduar takimi kualifikuese i Kampionatit Evropian “Anglia 2021”, mes Kosovës dhe Estonisë për femra, shkruan Insporti.

Kosova ka shënuar fitore të lehtë 2-0 ndaj Estonisë duke shkuar në kuotën e 9 pikëve në grupin A.

Vashat tona kaluan fillimisht në epërsi në minutën e gjashtë ku pas një depërtimit të mirë të Erleta Mehmetit, Kaltrina Biçkaj arriti ta mposhte Korke nga afërsia.

Kombinimi i njëjtë u shfaq edhe tek goli i dytë ku punën më të madhe e kreu Erleta Mehmeti dhe përsëri shënoi Kaltrina Bickaj në portën bosh.

Në pjesën e dytë nuk pati gola por Kosova e dominoi takimin dhe shfaqi një maturi fantastike për t’i arkëtuar pikët e plota.

Një detaj tjetër interesant ishte edhe forma e gjyqtares austriake, Amina Sarah Raschid, e cila edhe pse ishte shtatzënë e gjykoi në mënyrë të përkryer këtë ndeshje.

Raschid ishte në rolen e asistentës së dytë në këtë takim, derisa arriti ta mbyllte ndeshjen me mjaft sukses, së bashku me dy koleget e saj, kryesoren Olivia Tschon dhe asistenten tjetër Biljana Iskin.

-->