Gjysmëfinalja e EFL Cup: Liverpool-Arsenal, këtu mund ta ndiqni LIVE ndeshjen
Futboll
13 Janar 2022
21:06

Liverpooli dhe Arsenali do të ndeshen mes vete në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Carabao Cup apo e njohur ndryshe edhe si EFL Cup.
Reds janë nikoqir të Topçinjve në takimin e parë të gjysmëfinales dhe duan ta kryejnë gjysmën e punës për t’u kualifikuar në finale, ku i pret Chelsea.
Të dyja skuadrat do të jenë ende të penguara nga mungesat në mesjavë, veçanërisht ato që janë në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Arsenali e eliminoi Liverpoolin nga Carabao Cup me penallti sezonin e kaluar, por ata nuk kanë fituar në Anfield në kohën e rregullt që nga viti 2012.