Goal: Lukaku ka arritur marrëveshje me Juventusin

Futboll 01 Gusht 2019 23:49

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Romelu Lukaku, raportohet se ka arritur marrëveshje personale për kalim te Juventusi.

Sipas “Goal”, belgu do të përfitojë 9 milionë euro në vit te “Zonja e Vjetër”.

Megjithatë, raportimi shton se marrëveshja varet nëse Paulo Dybala pajtohet të kalojë tek Unitedi, me ç’rast ekipet do të shkëmbenin lojtarët kokë më kokë.

Dybala u kthye sot në Torino dhe pritej të takohej me trajnerin e ri Maurizio Sarri, por argjentinasi nuk u paraqit fare “sepse ka kuptuar se qëndrimi te Juve ka marrë fund”.