“Goal” publikon hartën e kampionëve në futbollin evropian, aty është edhe Prishtina

Futboll 24 Maj 2021 14:27

Tetë vjet ishte pritja e Prishtinës për titullin e kampionit të Superligës së Kosovës. Pritjes së gjatë i erdhi fundi këtë sezon, pasi klubi më i madh i Kosovës fitoi titullin e kampionit, shkruan Insporti.com.

Djelmoshat e Zekirija Ramadanit u shpallën kampion me 78 pikë të tubuara në 36 ndeshje të zhvilluara.

Pas mbylljes së çdo edicioni në futbollin evropian, mediumi prestigjioz “Goal” publikon hartën me kampionët e secilit shtet.

Në mesin e këtyre shteteve është edhe Kosova, ku shihet llogo e Prishtinës si kampione e vendit tonë.

Ndryshe, me shpalljen kampion, Prishtina do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.

-->