“Godet”  Patrick Schick pas humbjes nga Kosova

Futboll 07 Shtator 2019 18:44

Sulmuesi i Republikës së Çekisë Patrick Schick ka reaguar pas humbjes së sotme nga Kosova.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova ka arritur ta fitojë ndeshjen e sotme me rezultat 2:1.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Schick, i cili u shpreh i frustruar pas ndeshjes.

“Humbja ishte e rëndë dhe kjo më frustron mua”, tha Schick pas ndeshjes.

“Nuk mendoj se Kosova kishte më shumë shanse, por edhe paraqitja jonë nuk ishte e mirë”, vlerësoi Schick.

“Nuk ishim të befasuar me asgjë”, shtoi ai.

-->