“Godet” Ylli, transferon yllin e Trepçës (FOTO)

Superliga 19 Gusht 2019 13:40

Golden Eagle Ylli është një ndër skuadrat më aktive në këtë afat kalimtar të verës sa i përket prurjeve të basketbollistëve të rinj.

Emri i radhës i Yllit është Samir Zekiqi, basketbollist i transferuar nga Trepça.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë klubi nga Theranda në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Flitet që përveç Zekiqit, Ylli është afër afrimit edhe të Valon Bunjakut nga Sigal Prishtina.