Godin e Suarez përkrahin kapitenin e Perusë, i dënuar për doping (Foto)

Futboll 25 Maj 2018 11:08

Ditë më parë shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, dënoi sulmuesin e Perusë, Jose Paolo Guerrero me 14 muaj dhe mospjesëmarrje në kampionatin Botëror në Rusi.

Guerrero doli pozitiv në testin e dopingut dhe do të mungoj në Kupën e Botës për përfaqësuesen e Perusë, e cila merr pjesë në një Botëror për herë të parë që nga viti 1982.

Së fundmi dy lojtarët e Uruguait, kapiteni Diego Godin dhe sulmuesi Luis Suarez, i kanë dal në krah Guerreros përmes një letre, në të cilën shfaqin përkrahjen e tyre për sulmuesin dhe kapitenin e Perusë.

“Polo Guerrero ka mbështetjen tonë në këto momente të vështira për të. Solidarizohemi me Guerreron dhe ai ka mbështetjen tonë”, thoshte letra e shkruar nga Diego Godin dhe Luis Suarez.

Gjykata e Arbitrazhit në Sport, ia vazhdoi dënimin fillestar të Paolo Guerreros nga gjashtë në 14 muaj, me ç’rast kapiteni i Perusë nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në Kupën e Botës në Rusi.

Kapiteni i Perusë, Guerrero, do të ankohet në FIFA për këtë dënim, kurse në krah të tij i kanë dalë edhe kapiteni e Australisë – Mile Jedinak, i Danimkarkës – Simon Kjaer dhe ai i Francës – Hugo Lloris, përfaqësuese këto që janë pjesë e grupit C, ku bënë pjesë edhe kombëtarja e Perusë.

Peru nuk ka marrë pjesë në Botëror që nga kampionati i vitit 1982  në Spanjë, kurse në Kupën e Botës në Rusi që fillon muajin tjetër, Peru ndeshjen e parë e zhvillon kundër Danimarkës më 16 qershor. /Insporti.com

 

-->