“Godite në gojë dhe në hundë”, McGregor mëson djalin e vogël të godasë fëmijët e tjerë

Boks 14 Prill 2021 10:45

Luftëtari irlandez, Conor McGregot nëpërmjet një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, ka publikuar një video ku kurajonte djalin e tij vetëm 3-vjeç të godiste një fëmijë tjetër me grusht.

Conor McGregor më pas i thotë djalit të tij që “ta godiste në gojë” dhe të përdorte aftësitë që ai i kishte menduar për stërvitje. “Godite përsëri. Ku do ta godasësh? Godite atë në gojë … shko godite atë në gojë dhe në hundë kampioni im. Duhet të jesh më i shpejtë, prandaj stërvitemi, ”thotë McGregor në videon e tij.

Dy herë kampioni i UFC ndodhet në Dubai ku luftëtari është duke pushuar me familjen e tij.

-->