Gol dhe asistim – Ibrahimovici e ndëshkon Interin brenda pesë minutave

Futboll 09 Shkurt 2020 21:38

Milani ka befasuar Interin, duke i shënuar dy gola të shpejtë në “San Siro”.

Goli i parë erdhi në minutën e 40-të pas një super asistimi të Zlatan Ibrahimovicit, transmeton Insporti

Ibra kërceu pothuajse aq lart sa Ronaldo, për të asistuar te Ante Rebic që shënoi i vetëm para portës.

Suedezi shtatlartë, vetëm pesë minuta më vonë e dyfishoi epërsinë, duke shënuar për 2:0 dhe duke i vështirësuar tej mase punët Interit për pjesën e dytë.

Kujtojmë se me një fitore, zikaltrit do të ngjiteshin në krye të tabelës, pas rrëshqitjes së Juventsuit. /Insporti.com/

-->