Gol i jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë në takimin Reading – Chelsea

Futboll 28 Korrik 2019 16:42

Chelsea ka reaguar shpejt për ta barazuar rezultatin ndaj Readingut, me gol të bukur nga goditja e dënimit.

Në miqësoren që po luhet në ‘Madejski Stadium’, skuadra e Frank Lampardit ka barazuar rezultatin në 1:1, përcjell Insporti

Goli i barazimit u realizua në minutën e 22′, nga mesfushori Ross Barkley nga gjuajtja e lirë.