Gol në minutën e fundit, përfundon trilleri në “Stamford Bridge”

Futboll 17 Tetor 2020 16:20

Është mbyllur sfida e javës së 5-të në Premier Ligën angleze mes Chelesat dhe Southamptonit. Takimi i zhvilluar në “Stamford Bridge” përfundoi me rezultat 3-3, transmeton Insporti.

Të parët kanë kaluar në epërsi vendasit përmes një goli të gjermanit Timo Werner, i cili u asistua nga Ben Chilwell në minutën e 15-të të takimit.

Është ky goli i parë për Werner në Premier Ligë.

24 vjeçari gjerman, Timo Werner shënon edhe golin e dytë personal në minutën e 28-të, pas një asistimi nga ana e Jorgino.

Southampton ka ngushtuar epërsinë përmes Danny Ings pas një gabimi nga Kai Havertz në mesfushë në minutën e 43-të.

Southampon shënoi për 2-2 pas një gabim të Zoumas dhe Kepa Arrizabalagas por i menjëhershëm qe reagimi i Chelseat, i cili përmes Kai Havertz riktheu epërsinë prej një goli.

Southampton barazoi rezultatin në 3-3 në minutën e 92-të të takimit, ku Jannik Vestergaard shënoi me kokë pas një harkimi nga ana e Theo Walcott.

-->