Gol në Wembley dhe numrin 10, Sterling e kishte parashikuar realizimin në tatuazh

Futboll 14 Qershor 2021 17:09

Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling shënoi golin që vendosi takimin kundër Kroacisë në Wembley dhe me këtë realizim futbollisti i lindur në Xhamakja ka përmbushur ëndrrën e një fëmije i cili u rrit në hijen e atij stadiumi madhështor.

Sterling u transferua në Angli në moshën pesë vjeçare dhe kaloi fëmijërinë e tij në Neeld Crescent, një periferi vetëm disa minuta nga stadiumi i Londrës që ai dikur dëshironte të bëhej mbreti i ri.

Një dëshirë aq e fortë saqë e kishte bërë tatuazh në lëkurë: në parakrah ai ka imazhin e tij si fëmijë, me fanellën me numrin 10 të Anglisë mbi supet e tij, ndërkohë që admiruon madhështinë e Wembley. Sot, 27 vjeçar, Sterling e bëri ëndrrën e tij të vërtetë.Një gol, i pari për sulmuesin në fazën e e një kompeticioni ndërkombëtar, i cili lejoi Anglinë të fitojë për herë të parë në debutimin e saj në Kampionatin Evropian.

Tatuazhi i Sterling

“Ishtë një ndjenjë e mirë – shpjegoi Sterling – Unë gjithmonë kam thënë që një ditë, unë do të luaja në Wembley dhe do të shënoja në një turne të madh. Unë u rrita dy minuta larg këtij stadiumi, e dija se duhej të shënoja. Ishte një ndjenjë e shkëlqyer të isha në gjendje ta bëja atë. Ne duhet të vazhdojmë të fitojmë dhe të kemi këtë mentalitet fitues për të vazhduar “. Finalja më 11 korrik do të luhet në Wembley …

JAVA E PERFEKTE
Çfarë jave për Sterling! Të dielën goli spektakolar në Wembley e të premten Mbretëresha Elisabetta II e ka nominuar Member of British Empire, një mes nderimeve më të rëndësishme të Mbretërisë së Bashkuar, për fushatën e tij kundër diskriminimit racial që lojtari e vazhdon nga viti 2017. /Dosja.al

-->