Gol nga Hasani, Kosova kalon në avantazh ndaj Gjibraltarit (VIDEO)

Kombëtarja 10 Tetor 2019 19:29

Përfaqësuesja e Kosovës ka kaluar në epërsi në takim ndaj Gjibraltarit për 1:0.

Ishte zëvendësuesi Florent Hasani i cili në minutën e 69-të realizoi gol në miqësoren që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Hasani u gjend më së miri në zonë ku arriti të realizonte me një goditje të devijuar.

Kosova në këtë përballje po paraqitet me shumë ndryshime, arsye kjo e rruajtjes së futbollistëve kryesorë për duelin e rëndësishëm të së hënës ndaj Malit të Zi.